Aksident me vdekje, furgoni bie në humnerë

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shupal, në zonën e Zallbastarit. Burimet thanë se një furgon ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash në një humnerë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shoferi i furgonit me inicialet S. F., i cili kishte marrë plagë të rënda. Nuk dihet ende nëse ka persona të tjerë të lënduar.

Artikulli paraprakSHERR ME THIKA PËR PARKIMIN E MAKINËS, NJË I VDEKUR DHE DY TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërVJEDHIN NAFTËN E MJETEVE TË TAP, KATËR TË ARRESTUAR