Vjedhin naftën e mjeteve të TAP, katër të arrestuar

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme naftë nga mjetet që kryejnë punimet për ndërtimin e gazsjellësit TAP. Sipas policisë dy rojet e shoqërisë private të sigurisë fizike Migen Kita, 34 vjeç dhe Shkëlzen Gjoni, 30 vjeç, janë arrestuar në akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. Ndërsa Xhuljani Kolaqis, 21 vjeç dhe Ervin Terolli, 32 vjeç për vjedhje në bashkëpunim. Në krah të aksit rrugor Zëmblak-Zvezdë, këta persona në bashkëpunim mes tyre u kapën në flagrancë duke vjedhur një sasi të konsiderueshme nafte në disa mjete të parkuara, të cilat kryenin punime për ndërtimin e gazsjellësit. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

Artikulli paraprakAKSIDENT ME VDEKJE, FURGONI BIE NË HUMNERË
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET VRASJA E FALCONES PROKURORËT NJË MINUTË HESHTJE