Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën A1 mes Karlovacit dhe Novigradit, pasi makina tip BMW e një shqiptari ka shpërthyer në flakë në Kroaci.

Mediat vendase raportojnë se automjeti me targë AA 357 GI është përfshirë nga flakët. Makina ka qenë me shpejtësi të madhe në kohën që është përplasur me trafikndarësen dhe ka kaluar në korsinë e kundër në autostradë. Për pasojë shqiptari ka marrë plagë të rënda, por identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Sipas policisë, shoferi ka humbur njërën këmbë, kurse personi tjetër që ndodhej në makinë ka marrë plagë të rënda. Policisë dhe forcave zjarrfikëse iu desh shumë punë për t’i nxjerrë nga makina, të cilën e prenë për të ndihmuar viktimat.

Artikulli paraprakKINA LIBERALIZON TREGUN E KRIPËS PAS 2 000 VITESH
Artikulli tjetërSITUATA NË KELMEND , KREU I NJESISË ADMINISTRATIVE SQARON SITUATËN