Katër viktima është bilanci i një aksidenti tragjik që ka ndodhur në Itali ku një autobus me fëmijë u përplas me një ambulance. Një prej viktimave është me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për mjekun 40-vjeçar Sokol Hoxha.

Përplasje kokë më kokë mes autobusit dhe ambulancës së Kryqit të Kuq që u përfshi në flakë ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën që lidh Urbinon me Fermignano, brenda tunelit Ca’ Gulino. Tymi i zi dhe flakët kanë përfshirë tunelin ndërsa mediet italiane raportojnë se viktimat janë stafi mjekësor, mjeku shqiptar, infermierja, shoferi i ambulancës dhe pacientja e ambulancës që ishte nisur për në Urbino.

Ndërkaq të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre 4 fëmijë të moshave 7 deri në 13 vjeç. Një prej tyre shoferi i autobusit që po transportonte fëmijët në një udhëtim mbeti i plagosur lehtë por është në gjendje shoku.

Artikulli paraprakGJYKATA KUSHTETUESE KËRKON NDRYSHIME NË KODIN CIVIL PËR TESTAMENTIN
Artikulli tjetërPREJ ORËSH I BLLOKUAR NË KURTHIN E NGRITUR NGA GJAHTARË TË PALIGJSHËM, LIROHET ARRIU I MURRMË NË PYLLIN E MOKRRËS