Nga e shtuna deri të enjten, u shënuan 9 aksidente në rruget që përshkojnë qarkun e Lezhës, duke regjistruar nje bilanc të frikshem me dy viktima dhe 13 përsona të plagosur.Faktori kryesor i këtyre ngjarjeve rrugore, janë njerezit të cilët lëvizin me shpejtësi dhe përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit thotë eksperti rrugore Rrok Lelçaj.

Përpos gabimeve njerezore shkak për aksidentet janë dhe rruget pa standarte.Segmentet më problematike janë aksi Lezhë-Milot, Lezhë-Shkoder si dhe rruga e kombit segmenti Milot-Rubik.Krahas krijimit të infrastruktures me standarte, eksperti rrugor Rrok Lelçaj, si zgjidhje sheh dhe vendosjen e kamerave të sigurisë në pikat më problematike.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë, vetem në gjysmen e parë të muajit shtator janë vendosur 1961 masa ndëshkimore ndaj shkelesve të rregullave të qarkullimit rrugor, 50 % prej të cilave për shpejtësi dhe 20% për parakalime të gabuara.Por pavarësisht ndëshkimeve, përdoruesit e rrugës nuk po ndërgjegjësohen duke u bërë burim aksidentesh.

Artikulli paraprakVOLEJ FEMRA, VLLAZNIA FITON NDAJ BARLETIT
Artikulli tjetërNXËNËSIT E SHKOLLËS PEDAGOGJIKE TAKOHEN PAS 46 VITESH