Një ngjarje e tjetër e rëndë ka ndodhur në Itali, me protagonist një vajzë të re shqiptare.Siç shkruajnë mediat e vendit fqinj aksidenti i rëndë ka ndodhur në Cremona, Itali.

Shqiptarja që ka humbur jetën është identifikuar si Xh. P. 22 vjeçe.Ajo po udhëtonte me një makinë ‘Ford Fiesta’ nën shoqërinë e një mikut të saj.

Mjeti drejtohej nga miku i saj një 23-vjeçar italian, i cili ka humbur kontrollin dhe më pas është përmbysur në një kanal për të shpërthyer më pas në flakë.

Djali që ndodhej në makinë me 22-vjeçaren arriti të dilte dhe kërkoi ndihmë, por ishte shumë vonë për të renë shqiptare, trupi i së cilës u nxor nga shërbimi zjarrfikës.

Ajo jetonte në Croce me të ëmën e saj dhe me motrën, ndërsa babai i tyre jeton në Pescara.Policia pritet të marrë në pyetje 23-vjecarin italian për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Artikulli paraprakPS E SHKODRËS FESTON 27 VJETORIN E THEMELIMIT TË SAJ
Artikulli tjetërBABAI I XHAFER MATËS : DUAM PAJTIM ME FAMILJEN ÇUNI