Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kavajës, ndërsa një vajzë 21-vjeçe është e plagosur në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mbrëmë humbën jetën Lumturie Demrozi 46-vjeç, dhe pasagjeri i makinës që u aksidentua Gentjan Belba 23-vjeç, ndërsa në orët e para të ditës së sotme vdiq në spital shoferi i ‘Benz’-it me targa AA 615 VO, Vilson Cara 24-vjeç, i cili sot festonte 24-vjetorin e lindjes.

Dy të rinjtë kishin marrë makinën me qira dhe po shkonin për të festuar ditën e lindjes së Carës, por aksidenti tragjik u preu jetën në mes.

Rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme në dalje të qytetit të Kavajës ‘Benz’-i i marrë me qira ku po udhëtonin dy të rinjtë sipas policisë për të shmangur tre persona, nënën dhe dy vajzat që po tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin, dhe si pasojë te shpejtesia dhe lagështirës mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti.

Nëna me dy vajzat ishin në anë të rrugës dhe momenti që futen për të kaluar rrugën, teksa ‘Benz’-i vjen me shpejtësi duke i marrë përpara ndërsa u përplas me karburantin. Vendi ku nëna me dy vajzat po kalonin rrugën kur u përplasën nuk kishte vija të bardha.

Përplasja ka qenë fatale për gruan që humbi jetën në vend nga goditja, ndërsa njëra nga vajzat Xhesika Demrozi 21-vjeçe ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit, tjetra shpëtoi pa lëndime.

Nga përplasja e makinës me tabelën e karburantit humbi jetën në vend edhe pasagjeri Gentjan Belba që po udhëtonte në ‘Benz’ me Vilson Carën, ndërsa ky i fundit mori plagë të rënda duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa shpejtësia dhe lagështira në rrugë sollën humbjen e kontrollit.

Në vendin tonë thuajse cdo ditë regjistrohen aksidente me pasoja duke bërë që bilancet të jetë të frikshme.

Artikulli paraprakVIHET NE SKENE KOMEDIA “NJË KRYEMINISTËR KAPET MAT”
Artikulli tjetërTRAFIKUAN 2.5 TON DROGË NË ITALI, APELI NUK NDRYSHON VENDIMIN PËR TË DËNUARIT