Ndërrojnë jetë në Spitalin e Shkodrës çifti i bashkëshortëve A.S dhe S.S., që u aksidentuan një ditë më parë në aksin Shkodër-Koplik. Ato po udhëtonin me motor dhe janë përplasur nga një autobus që kthehej nga Mali i Zi me dhjetëra qytetarë nga Lezha, të cilët ishin për vizitë turistike. Si pasojë e përplasjes ato kanë marrë dëmtime të shumta dhe nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve megjithë ndihmën e dhënë nga bluzat e bardha. Policia po heton mbi rrethanat e aksidentit të rëndë me pasojë 2 viktima.

Artikulli paraprakTË SHTËNA ME ARMË NË LAGJEN XHABIJE NË SHKODËR, NUK RAPORTOHET PËR TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërAKSIDENTI NË RRUGËN E DUKAGJINIT, NDËRRON JETË GJELOSH RUSHAJ