Tenton të kaloj shtetas të huaj jashtë kufijve të Shqipërisë Arrestohet në flagrancë një shtetas nga Policia

Më datë 12.09.2017 nga Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi: Justin Çamuku , 25 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër. Arrestimi i shtetasit Justin Çamuku u bë pasi në qytet Koplik, Malësi e Madhe, u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij tip Ford me targë AA 634 NP, 5 shtetas të huaj Palestinez, Algjerian dhe Maroken, në drejtim të Malit të Zi Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasit e huaj kishin si destinacion vendet e BE. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakDEKLARAT E POLICISË PËR AKSIDENTIN E NDODHUR NË LUMIN DRIN
Artikulli tjetërAKSIDENTOHEN TURISTËT HUNGAREZ