Një aksident është regjistruar sot në Durrës, ku një automjet ka përplasur një të mitur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45, në lagjen Nr.11 Durrës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një automjet ka aksidentuar këmbësorin e mitur me inicialet N. K., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakAKSIDENTI TRAGJIK NË MILOT-RUBIK, PAS DJALIT TË MITUR NDËRRON JETË EDHE BABAI
Artikulli tjetërHAPET PËR HERË TË PARË NË DIMËR RRUGA QAFA E THORRES-THETH, FSHATI TURISTIK MUND TË VIZITOHET PA PROBLEM