Restorantet,fast-fodet dhe byrektoret qe operojne ne zonat turistike kane qene prioritet i punes se Autoritetit Kombetar te Ushqimit ne Shkoder.

Kontrollet jane fokusuar ne pajisjen me dokumentacion dhe ne plotesimin e kushteve higjeno sanitare me qellim garatimin e cilesise dhe sigurise ushqimore ne zona qe sot jane te mbipopulluara.

Gjate kontrollit te me shume se 218 subjekteve, 8 jane paralajmeruar ndersa 2 subjekte ne Velipoje jane mbyllur per mungese higjene . Megjithate burimet nga AKU pranojne se nga viti ne vit ka nje permiresim te standarteve ushqimore, te cilat vijne nga ndergjegjesimi i subjekteve private, te cilat e shohin se tashme eshre domosdoshmeri qe klientit ti ofrohet higjene dhe pasterti.

Artikulli paraprakHEDHIN TEL MBI LINJËN ELEKTRIKE, PA ENERGJI ZONAT TURISTIKE
Artikulli tjetërTHELLOHET PROBLEMI, TYMI I MBETJEVE NË QYTET