Ndërsa I gjithë vendi po përballet me temperatura të larta, re të mëdha tymi janë përhapur mesditën e të hënës në qytetin e Shkodrës.

Kjo pasi fenomeni I përsëritur I djegies së mbetjeve në bypas mbetet në kufijtë e skandalit. Tymi I gomave dhe mbetjeve të djegura në zonë është një shqetësim serioz, kryesisht për lagjet në pjesën perëndimore të qytetit, të cilat janë të ekspozuara ndaj tymit të dëmshëm që përhapet prej vitesh.

Ndërkohë, krahas mbetjeve që janë djegur për disa orë gjatë së hënës, zona e bypassit konstatohet se është kthyer në një landfill, ku asnjë mbetje nuk riciklohet, por digjet. Grumbuj të shumtë me mbetje urbane dhe goma makinash janë depozituar gjatë javave të fundit, të cilat rrezikojnë të digjen ditët në vijim.

Për këtë situatë nuk dihet nëse janë lajmëruar Bashkia Shkodër apo Inspektoriati Shtetëror I Mbrojtjes së Mjedisit, por sipas banorëve të zonës bëhet me dije se asush nuk ka ndërhyrë pavarësisht djegies për disa orë. Ky inspektoriat, për shkak të rasteve të përsëritura ka dërguar disa herë çështjen për ndjekje penale si dhe ka gjobitur bashkinë, por nuk ka patur asnjë rezultat.

Ndërkohë, Bashkia Shkodër gjatë intervistave të dhëna për mediat ka mbajtur qëndrimin se nuk është përgjegjësi e saj menaxhimi i mbetjeve në zobnën e Bypasit. Të dyja këto institucione janë bashkuar vetëm në një pikë ku kanë bërë thirrje që mbetjet të mos digjen në këtë zonë pranë banesave, por nuk kanë arritur ti japin zgjidhje problemit. Që nga fillimi i këtij viti, janë konstatuar të paktën 10 raste të ngjashme me rrezik serioz për qytetarët, ku tymi I dëmshëm I mbetjeve që krijohet në periferi është përhapur në të gjithë qytetin.

Artikulli paraprakAKU KONTROLLE NË ZONAT TURISTIKE
Artikulli tjetërKODHELI: SITUATË KRITIKE NGA ZJARRET