Pas deklaratës për shtyp të Kryetares së Bashkisë Shkodër, lidhur me pretendimet se ndryshimi i tarifës së shërbimit të depozitimit të mbetjeve në landfill, vishet sipas saj me një vello misteri dhe rezulton në paligjshmëri ka reaguar Shoqëria Ndërkomunale Bushat. Më poshtë mund të lexoni deklaratën për shtyp të Shoqërisë Ndërkomunale Bushat.

DEKLARATË PËR SHTYP

Shoqëria Ndërkomunale Bushat ka ndjekur me vëmendje deklaratën për shtyp të Kryetares së Bashkisë Shkodër, lidhur me pretendimet se ndryshimi i tarifës së shërbimit të depozitimit të mbetjeve në landfill, vishet sipas saj me një vello misteri dhe rezulton në paligjshmëri.

Edhe pse në deklarimet e bëra nuk ishte në gjendje të referonte asnjë bazë ligjore me të cilën sipas saj binte ndesh ky ndryshim dhe as ndonjë fakt konkret pse pretendonte për parregullsi, ndjejmë detyrim të informojmë opinionin publik lidhur me ndryshimet e sipërpërmendura.

Ashtu si i jemi përgjigjur edhe në komunikimet shkresore të bëra me Bashkinë Shkodër, Shoqëria ka qenë e detyruar t’ përgjgijet kostimit në rritje të shërbimit nga vetë ajo dhe nga operatori i cili kryen shërbimet në Lanfdfill.

Më konkretisht, si pasojë e rritjes së volumit të mbetjeve në landfill është rritur numri të i punonjesve i cili ka rezultuar në dhe rritjen e shpenzimeve, por edhe kostot e tyre si rezultat i rritjes te nivelit minimat të pagës me VKM nga 24.000 lekë në vitin 2017, në 26.000 në vitin 2019 dhe më pas në 30 000 lekë në janar të vitit 2021.

Në bazë të Ligjit Nr.10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” i ndryshuar, ka qenë e nevojshme të kryehen një sërë investimesh në Lendfill për të përmbushur kërkesat që vijnë nga respektimi i mjedisit, investime të dokumentuara dhe të pasqyruara si dhe në pritje për tu bërë. Pavarësisht se kompania është e pajisur me leje mjedisore tarifat ne Lendfill nuk i përgjigjeshin këtyre lejeve.

Një sërë procesesh për trajtimin e mbetjeve kanë mbetur pa realizuar më parë si pasojë e kostos shumë të lartë të përpunimit të mbetjeve dhe tarifave shumë të ulta që janë miratuar për trajtimin e tyre në këtë Landfill.

Rritja e indeksit të çmimit të lëndëve djegëse gjatë periudhës dy vjeçare të ekzekutimit të kësaj kontrate sipas të dhënave të publikuar nga INSTAT ka shkuar në vlerën 15%. Primi i sigurimit për mjetet e tonazhit të rëndë ka ndikuar gjithashtu në rritjen e shpenzimeve të shërbimit objekt kontrate.

Në kontratën e vjetër nuk janë parashikuar kostot e larta të shërbimeve që kërkohen gjatë periudhës së sezonit turistik ku numri i banorëve në dy qarqet rritet ndjeshëm sikundër kemi një rritje të konsiderueshme të mbetjeve që sillen për tu trajtuar në Lendfill. Për këtë periudhë për të përballuar fluksin e madh të mbetjeve operatorit i është dashur të marrë me qira nga të tretë automjete të ndryshme dhe të punësojë punonjës. Puna gjatë kësaj periudhe në ditët e festave zyrtare dhe në oraret e natës me ndryshimet ligjore të sipërcituara ka rritur ndjeshëm koston e shërbimi.

Detyrimi për rishikimin e kostos së përpunimit të mbetjeve urbane vjen nga ligji dhe nga VKM Nr. 319, datë 31.5.2018 “Për miratimin e masave për kostot e menaxhimit të integruar të mbetjeve” e dalë në varësi të këtij ligji. Në bazë të kësaj VKM-je një zë shumë të rëndësishëm në llogaritjen e kostos së menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane është kostoja e përpunimit në Landfill. Akti është urdhërues dhe shprehimisht organi më i lartë i qeverisë ka vendosur që; “Ngarkohen të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi”. Në bazë të këtij akti janë normuar të gjitha kostot për trajtimin e integruar të mbetjeve duke sanksionuar që kostoja e përllogaritur duhet të bazohet shumë faktorë të cilësuar atje, të gjitha të marra parasysh nga Shoqëria në dnryshimet e bëra.

Gjithashtu të mos harojmë se çmimi i vjetër por edhe ai i ndryshuar rishtazi nga shoqëria Ndërkomunale Bsuaht sha, vazhdon ngelet më i ulëti në rajon por edhe më konkretisht në Shqipëri dhe nuk është në përputhje me çmimin e tregut vendas për të njëjtat shërbime. Në Lendfillin e Tiranës çmimi për ton mbetje është rreth 36-euro. Gjithashtu dhe Bashkite Fier, Elbasan, Sarandë cmimet jane vendosur mbi 25 Euro/Ton mbetje me sa kemi informacion për këtë cështje.

Natyrisht që jo vetëm Bashkia e Shkodrës, por edhe ajo e Lezhës, Vaut të Dejës dhe cdo Bashki tjetër apo subjekt tjetër privat apo shtetëror, do dëshironte një kosto sa më minimale të shërbimit. Por ata duhet të kujdesen të kenë parasysh se cmimi i para 10 viteve nuk mund të jetë i njejti edhe sot, pasi nuk i përgjigjet më dinamikës së kostove si pasojë e ndryshimeve të sipërcituara dhe indeksimit.

Agron Caka
Administrator
Shoqëria Ndërkomunale Bushat sha.