Alarm për eksploziv në një automjet, policia rrethon zonën. Drejtuesi i një automjeti në qytetin e Vlorës ka dhënë alarmin se është vendosur eksploziv. Automjeti që dyshohet se i është vendosur lënda shpërthyese është me targa AA 233 OX.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së quajtur “Uji i Ftohtë”. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po ushtrojnë kontrolle për të konstatuar nëse kemi të bëjmë vërtetë me vendosje eksplozivi apo me një alarm të rremë.