Ambasada Amerikane, në një postim në X, ka shprehur kënaqësinë që delegacioni shqiptar është bërë bashkë, për të zhvilluar takime të rëndësishme në Uashington. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin e fortë me Shqipërinë dhe përfaqësuesit e saj të zgjedhur, shkruan Ambasada, në çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Në një foto të postuar nga Ervin Bushati, gjithashtu edhe nga Gazment Bardhi, i pranishëm është edhe zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar.

Delegacioni ka realizuar takime të rëndësishme me kongresmenë të tjerë të rëndësishëm dhe kanë diskutuar për çështje me rëndësi për Shqipërinë dhe Ballkanin, duke forcuar kështu edhe më shumë, partneritetin mes dy vendeve.

Në përfundim, në një mesazh të qartë për më shumë mirëkuptim mes përfaqësuesve politikë, ambasada thekson: “Populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit”

Artikulli paraprakAKSIDENT NË SUPERSTRADËN LEZHË-MILOT, PLAGOSEN 2 PERSONA
Artikulli tjetërBERISHA: DREJTËSIA AMERIKANE E KA AKUZUAR SI PERSONI QË KORRUPTOI MCGONIGAL!