Pas SHBA dhe BE, edhe ambasada gjermane në vendin tonë ka përshëndetur votimin nga ana e Kuvendit të 2 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji.

“Në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale është e rëndësishme, që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre në emërimin e gjykatësve kushtetues dhe të mos humbin fokusin.

Ne përshëndesim vendimin e sotëm të parlamentit shqiptar” thuhet në deklaratën e ambasadorit Zingraf të postuar në faqen zyrtare të Ambasadës në facebook.

Diplomati gjerman thekson se Bundestagu gjerman e ka theksuar në vendimin e tij të datës 26 shtator 2019 se sa e rëndësishme është rivendosja në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese edhe për procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në.

Gjermania, shton Ambasadori, do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në përforcimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor.

Artikulli paraprakOSBE: SHPRESOJMË TË NGRIHET SHPEJT KUSHTETUESJA DHE SPAK
Artikulli tjetërISIS MERR PËRGJEGJËSINË PËR SULMIN NDAJ USHTARËVE ITALIANË NË IRAK