ISIS mori përgjegjësinë për sulmin ndaj ushtarëve italianë në Irak, në afërsi të Kirkukut.
Deklarata e ISIS u qarkullua përmes agjencisë së propagandës Amaq.

“Me ndihmën e Zotit, ushtarët e Kalifatit goditën një automjet 4X4 që transportonte anëtarët e koalicionit ndërkombëtar të kryqëzatave dhe eksponentë të antiterrorizmit të Peshmergeve në zonën Kifri, duke plagosur katër kryqtarë”, – thuhet në deklaratën e ISIS.

Nga pesë ushtarët italian, tre janë në gjendje të rëndë, por “askush nuk është në rrezik për jetën e tyre. Disa prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda”, sqaroi sot në mëngjes Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.

Ndërkohë sot, ISIS ka vrarë dy priftërinj armenë në provincën Qamishli, në Siri, gjatë një sulmi me autobombë.

Pesë ushtarë italianë u plagosën dje nga një sulm i befasishëm me ekploziv i ISIS. Ngjarja ndodhi në orën 11:00 të mëngjesit të 10 nëntorit, kur ushtarët italianë ishin duke u kthyer nga një mision i suksesshëm stërvitor pranë Kirkuk,

ndërkohë që nga shpërthimi rrezikuan jetën disa ushtarë, tre prej të cilëve u transportuan me helikopterë amerikanë drejt spitalit në Baghdad dhe janë jashtë rrezikut për jetën, por njëri prej tyre është plagosur rëndë në këmbë.

Artikulli paraprakAMBASADORI GJERMAN: BUNDESTAGU E KA THEKSUAR SA E RËNDËSISHME ËSHTË KUSHTETUESJA
Artikulli tjetërMOTORI PËRFUNDON NË KANAL, PLAGOSET DREJTUESI