Ambasadori amerikan Donald Lu, vijon me intensistet takimet në përpjekje per të bindur politikën për reformën në drejtësi.

Ish-kryeministri Sali Berisha, la në mes mbledhjen e grupit parlamentar për tu ngjitur në zyrën e tij, ku vizitorë kishte Ambasadorin amerikan me të cilin ka diskutuar propozimin e fundit të Partisë Demokratike për reformën. Nuk jepen detaje mbi takimin por pas 40 minutash bisedë në zyrë, Donald Lu është larguar në drejtim të Partisë Demokratike, ku ka takuar Lulzim Bashën. Në mbedhjen e grupit parlamentar Basha tha se konsensusi është një hap larg, ndërsa propozimin e cilësoi si jo përfundimtar. Donald Lu, kur na ndajnë vetëm 7 ditë nga seanca e 21 korrikut e parashikuar për të votuar reformën, po përpiqet të bind palët per një draft konsensual.

Artikulli paraprak“NJË GRUSHT JETË SA ME DEKË”
Artikulli tjetër“DREJTËSIA”, BASHA: PROPOZIMI HIBRID, NJË HAP LARG MARRËVESHJES