Është mbajtur një takim historik në nder të 246-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe 100 vjet miqësi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë., ku ndër të ftuarit ne këtë event ishte dhe ambasadorja Yuri Kim e cila ka mbajtur fjalën e saj .

FJALIMI I AMBASADORES :

“Teksa mendojmë për 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri këtë vit dhe 30-vjetorin e përfundimit të komunizmit, le t’i kujtojmë njëri-tjetrit rolin dhe përgjegjësinë solemne që të gjithë ne këtu kemi për të çmuar, ruajtur, mbrojtur, forcuar, dhe bashkëndarë demokracinë – demokracinë për të cilën secili nga popujt tanë – amerikanë dhe shqiptarë – kanë luftuar aq shumë. Unë shpresoj se do të vazhdojmë t’a nxisim njëri tjetrin për ta kapur historinë, për ta jetuar dhe për t’i dhënë formë historisë sonë në mënyrën veprore – në Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëri. Gëzuar! Edhe një qind”! Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim në festimin e Ditës së 246-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe 100 vjetorin e marrëdhënieve midis SHBA dhe Shqipërisë.

Artikulli paraprakBERISHA ‘FOLTORE’ ONLINE ME DIASPORËN, BISEDË EDHE ME DRITAN ZAGANIN E BIG BASTËN
Artikulli tjetër“JEMI KOMB QË PO RRISIM FËMIJË PËR EMIGRACION”, BERISHA FLET PËR LEGALIZIMIN E KANABISIT