Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë një bashkëbisedim me shqiptarët në diasporë. 35 personalitete të fushave të ndryshme të jetës, shkrimtarë, pedagogë, gazetarë, drejtorë bankash, investitorë, artistë e të tjerë, do të komunikojnë nëpërmjet platformës online.

Personalitete të cilët jetojnë në Europë, SHBA, Kenia dhe Zelandë të Re në orën 20.00 do të kenë mundësi të shprehin mendimet e tyre se si e shohin ata situatën politike, ekonomike dhe migrimin masiv në Shqipëri. Mes tyre janë emra të njohur për shoqërinë shqiptare si;

Erisa Zykaj – Gazetare, Belgjikë.

Zekri Palushi – Mjek, Australi

Marko Kepi – Përfaqësues i Organizatës “Rrënjët e mia”, SHBA

Dritan Zagani – Ish-oficer policie në ekzil, Zvicër

Iva Grillo – Aktiviste – Irlanë

Erisa Bajaziti – Belgjikë

Daniel Nikolla – Student Ekselent – Britani e Madhe

Big Basta – Artist – Zelandë e Re

Artikulli paraprakTRIUMF ME “DHUNË”, QERIMAJ FANTASTIK, I DHURON SHQIPËRISË MEDALJE TË ARGJENDTË
Artikulli tjetërAMBASADORJA E SHTETEVE TË BASHKUARA YURI KIM FLET NË FESTIMIN E 100 VJETORIT TË MARRËDHËNIEVE MIDIS SHBA DHE SHQIPËRISË.