Në njësinë administrative Ana e Malit, paraprakisht vlerësimi I dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet arrin deri në 5 milionë euro, një shifër kjo që nuk mund të paguhet kurrësesi nga fondi prej 4% I bashkisë Shkodër. Kështu është shprehur administratori Arben Ceni ndërsa tregon se fatura e përmbytjeve është përgjegjësi e qeverisë.

Administratori Ceni tregon një tjetër problematikë të shfaqur tek banorët, kryesisht të fshatit Obot. Mbifaturimi I faturave të energjisë elektrike ka indinjuar banorët e zonës tregon administratori, ndërsa tregon se gjatë kësaj periudhe 50 ditore të përmbytjeve, furnizimi me energji elektrike është ndërprerë për të paktën 5 orë në ditë.

Ndërkohë, pas pothuaj 2 muajsh, si shkak I tërheqejes së ujit ne tokat bujqësore duket se situta e krijuar nga përmbytjet po shkon drejt përmirësimit.

Në këtë njësi administrative janë të paktën 200 hektarë tokë nën ujë, kryesisht në fshatin Muriqan.

Artikulli paraprakSHKODËR, MINISTRI TURK VIZITË NË XHAMINË E PLUMBIT
Artikulli tjetërARTI I KUZHINES – SALLATË ME SPINAK DHE KËRPUDHA