Një koncert roku u anulua në qytetin e Roterdamit, në Holandë, pasi pranë vendit ku do të organizohej ky aktivitet, policia zbuloi një makinë me bombola gazi. Me sinjalizimin e policisë spanjolle, u arrestua shoferi i mjetit, me targa të Spanjës.

Ai u mor në pyetje, por ende nuk ka detaje që të konfirmojnë se bëhet fjalë për një përpjekje për sulm terrorist. Gjithsesi ajo që dihet deri tani është se koncerti i grupit amerikan Allah-Las, u anulua për shkak të një kërcënimi terrorist.

Njerëzit që kishin ardhur për të ndjekur koncertin u evakuan. Grupi nga Kalifornia ka marrë shpesh kërcënime nga besimtarë të ofenduar për shkak të përdorimit të fjalës Allah në emërtimin e bendit muzikor.

Artikulli paraprakÇANTA E BRAKTISUR ALARMON AMBASADËN SHQIPTARE NË VATIKAN
Artikulli tjetërTERRORIZMI, POLICIA E SHTETIT FORCON MASAT