Një ari polar, me siguri tejet i uritur cakton si prenë e radhës një dre.

Pamjet e rralla vijnë nga Arktiku dhe janë filmuar verën e vitit të kaluar. Shkrirja e akujve ka bërë që deti të tërhiqet dhe arinjtë ta kenë të pamundur të gjuajnë për foka, ushqimin e tyre tradicional.

Kafsha grabitqare ndjek në ujë drerin derisa e mbyt dhe më pas e tërheq në breg, ku mund ta konsumojë i qetë.

Sipas shkencëtarëve, skena të tilla janë bërë të shpeshta vitet e fundit, të ndikuara nga ndryshimet klimaterike. Me shkrirjen e akullit të detit, mbreti i Arktikut mund të ndryshojë dietën e tij.

“E gjithë situata ishte aq e mahnitshme sa ishte si të shikoje një dokumentar”, tha biologia Izabela Kulaszeëicz.

Ajo shpjegon se sipas studimeve arinjtë polarë shënjestrojnë gjithnjë e më shumë kafshë tokësore, për të kompesuar burimin e kufizuar të kafshëve ujore. Fokat janë shtuar në Arktik, pas vitit 1925 kur gjuetia e tyre nga njerëzit u ndalua me ligj.

Artikulli paraprakPANDEMIA MBYLLI MBI 2,600 BIZNESE
Artikulli tjetërTHYEN KARANTINËN, POLICIA ARRESTON ÇIFTIN