Policia holandeze ka arrestuar një çift që u arratis nga një hoteli, ku ishin karantinuar, pasi ishin infektuar me Covid.

Arrestimi u bë në një aeroplan në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, pak para nisjes të dielën në mbrëmje, 28 nëntor.

Policia arrestoi çiftin, pasi 13 njerëz të cilët mbërritën në Amsterdam nga dy fluturime nga Afrika e Jugut javën e kaluar, rezultuan pozitiv me variantin e ri të koronavirusit, omicron.

Çifti ndër 61 pasagjerët e 2 fluturimeve që rezultuan pozitivë me Covid, shkruan BBC. Nuk dihet ende nëse çifti i arrestuar është mes 13 të infektuarve me variantin omicron.

Mediet lokale raportojnë se ata u arratisën nga hoteli ku ishin karantinuar udhëtarët nga Afrika e Jugut, të cilët aktualisht janë në izolim.

Të arratisurit mund të ndiqen penalisht për shkelje të rregullave holandeze të karantinës, thotë gazeta De Telegraaf.

Bllokim i pjesshëm hyri në fuqi të dielën në mëngjes në të gjithë Holandën, mes rasteve rekord Covid dhe shqetësimeve për variantin e ri.

Artikulli paraprakARIU POLAR NDRYSHON DIETËN/ SHKAK NGROHJA GLOBALE, NË NORVEGJI PO HANË EDHE DRERË
Artikulli tjetër77-VJETORI I ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË, RAMA, META DHE NIKOLLA HOMAZHE NË VARREZAT E DËSHMORËVE