Futbolli i moshave në Itali vijon të dhurojë emra të rinj, të cilët po spikasin në Akademi të ndryshme. Një nga emrat e rradhës, për të cilin në fakt po flitet shumë, është një futbollist shkodran, pikërisht 14-vjeçari Aron Kraja. Ai është pjesë e Akademisë së Genoas dhe mediat pranë këtij klubi, prej disa kohësh, i kanë kushtuar një vëmendje të madhe si një prej elementëve më të rëndësishëm të ekipit U-14. Kraja është bashkuar prej pak vitesh me Akademinë e Genoas, duke ardhur nga Virtus Sanremo dhe duke i bërë të gjithë për vete me paraqitjet e tij.

Kraja, i datëlindjes 2010, po spikat në futbollin italian dhe me shumë mundësi, shumë shpejt mund të ngjitet edhe në nivele më të larta.

Drejtuesit e Akademisë së Genoas kanë shumë besim në aftësitë e këtij futbollisti dhe jo më kot, duan ta mbajnë sa më gjatë në rradhët e tyre, teksa duhet thënë se nuk ka munguar edhe interesimi i ekipeve të tjera që duan të marrin shërbimet e tij. Megjithatë, Aron Kraja do të vijojë të luajë në Genoa, ku do të vazhdojë të shfaqë vlerat e tij më të mira, ashtu siç ka bërë deri më tani.

Artikulli paraprakINFRASTRUKTURA NË LEZHË, DEBATE NË KËSHILL
Artikulli tjetërBASKETBOLL, BESËLIDHJA KUALIFIKOHET NË FINALE