Besëlidhja ka mposhtur për herë të tretë Tiranën dhe është kualifikuar për në finalen e kampionatit kombëtar të basketbollit. Një kualifikim që ka ardhur nga Shkodra, qytet ku u luajt kjo gjysmëfinale e fundit në mes këtyre dy skuadrave. Lezhjanët, e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali, dominuan këtë takim të luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, duke mos e vendosur asnjëherë në dyshim fitoren.

Ata arritën të fitojnë të katër periodat, duke kontrolluar gjithçka në fushën e lojës dhe duke fiksuar rezultatin përfundimtar 99-85. Në këtë mënyrë, Besëlidhja u kualifikua në finalen e kampionatit me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Pas këtij suksesi, trajneri shkodran i Besëlidhjes, Afrim Bilali u pa shumë i emocionuar.

Tashmë, Besëlidhja pret rivalin e saj që do të dalë nga çifti Teuta-Vllaznia.

Artikulli paraprakARON KRAJA, 14-VJEÇARI SHKODRAN PJESË E GENOA
Artikulli tjetërRRITJA E TURIZMIT NDËRKOMBËTAR NË SHKODËR