Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra gjatë festës së Korpit të gjakut të Krishtit bëri thirrje që të jemi më solidar ndaj njerëzve në nevojë duke qenë se rritja e çmimeve kudo në botë duke përfshirë edhe Shqipërinë për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës është kthyer në një shqetësim.

Ata që kanë më shumë mundësi duhet të tregohen më human ndaj të varfërve gjë e cila mungon u shpreh Massafra në kohën që po jetojmë dhe që sipas tij duhet të ndryshojë.

Në festën e Korpit të Gjakut të Krishtit u kremtua procesioni nga katedralja “Shën Shtjefni” duke përshkuar disa prej rrugëve kryesore të qytetit deri tek kisha e Shën Kollit. Gjatë procesionin përveç lutjeve u përcollën edhe mesazhe për qytetarët e rastësishëm.

 

Artikulli paraprakPICKIMET E INSEKTEVE, MJEKU APELON PËR KUJDES
Artikulli tjetër“JAM NË RREZIK PËR JETËN”, JEP DORËHEQJEN NGA DETYRA NË MINISTRINË E JASHTME MOTRA E NUREDIN DUMANIT: PO BALTOSEM PADREJTËSISHT