Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 52-vjeçarin Ferdinant Rukaj, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij fundjavën e kaluar.

Ferdinant Rukaj mësohet se nuk ka thënë asgjë në lidhje me ngjarjen e tmerrshme. Liljana Ruko, 43-vjeçarja nga Fieri humbi jetën pasditen e së shtunës, pasi është hedhur nga dritarja e tualetit të shtëpisë së saj, në katin e katërt. Ngjarja ndodhi në orën 15:45 në lagjen “Kryengritja e Fierit” dhe, sipas policisë, më herët kishte ndodhur një konflikt në familje mes 43-vjeçares dhe bashkëshortit të saj. E ndjera u dërgua me urgjencë për në spital, por për shkak të lëndimeve të rënda në trup humbi jetën pa mbërritur në duart e doktorëve.

Artikulli paraprakNJË I DËNUAR NË NAPOLI KAPET I FSHEHUR NË URËN VAJGURORE: E PRESIN 25 VJET BURG
Artikulli tjetërSTANDARDET E REJA TË KOPSHTEVE,DO KENË INFERMIERI E DHOMË IZOLIMI