SEANCA NË SHKALLËN E PARË U ZHVILLUA ME DYER TË MBYLLURA. “Arrest në burg” është masa e sigurisë për Sokol Mjacaj dhënë nga gjykata e shkallës së parë në Shkodër. I dyshuari kryesor për vrasjen e dy turistëve çek mbërriti në gjykatë nën masa të rrepta sigurie nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Seanca për dhënien e masës së sigurisë për Sokol Mjacaj u zhvillua me dyer të mbyllura.

Përpara gjyqtares Luveta Dardha i dyshuari për vrasjen e çiftit çek mësohet të ketë pranuar autorsinë e krimit. Avokat mbrojtës ishte Elvis Salivogli ndërsa prokuror i çështjes Shqiponja Midhja. Në fund gjyqtarja Luveta Dardha caktoi ndaj të dyshuarit Sokol Mjacaj masën e sigurisë “Arrest në burg”. Po ashtu edhe gjatë shoqërimit për në burgun e Shën Kollit pati masa të rrepta sigurie për të dyshuarin kryesore të dy turistëve çek Sokol Mjacaj. Pas afatit për të apeluar nga pala mbrojtëse pritet seanca e radhës gjyqësore për t’u njohur tashmë me vendimin e gjykatës ndaj krimit makabër që i mori jetën dy turistëve çek.