Kreu i Partisë Demokratike ka replikuar në distancë me kryeministrin Edi Rama për futjen në TVSH të biznesit të vogël. Në përgjigje të akuzave të Ramës se opozita po i bëhet mburojë informalitetit.

Basha thotë se Kryeministri po zhvat njerëzit e thjeshtë për pasurimin e tij dhe klientëve.

Basha: Në vend që të kërcënojë sipërmarrësit e vegjël që punojnë sa për të mbajtur gjallë familjet e tyre, Edi Rama duhet t’u bëjë të ditur shqiptarëve sa para u ka dhënë nga buxheti i shtetit oligarkëve këto katër vite: oligarkët e shëndetësisë e të ilaçeve, oligarkët e ndërtimit, oligarkët e koncesioneve, oligarkët e naftës dhe të telekomunikacionit. Pastaj t’u tregojë shqiptarëve edhe sa taksa kanë paguar këta oligarkë në buxhetin e shtetit. Por ai nuk i tregon dot këto fakte, sepse ato zbulojnë një të vërtetë kriminale: zhvatjen e pamëshirshme të njerëzve të thjeshtë për pasurimin e Edi Ramës dhe klientëve të tij.

Artikulli paraprakANA E MALIT, PREZANTON DENJËSISHT VETEN
Artikulli tjetërARRESTOHEN AUTORËT E VRASJES NË MALIN E JUSHIT