Serbi, arrestohen 10 persona, dyshohen për trafikim armësh .

Policia e Serbisë thotë se i ka arrestuar 10 persona të dyshuar për trafikim të armatimit dhe ka konfiskuar një sasi të madhe të armëve në pjesën veriore të këtij vendi. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, tha sot se ndërhyrjet policore janë bërë rreth qyteteve Apatin dhe Sombor. Në bunkerin e armatimit janë konfiskuar edhe 30 kilogramë eksploziv, dhjetëra detonatorë, më se 100 granata dore, predha anti-tank, dy raketahedhës dhe armë gjysmë-automatike dhe municion”, ka thënë Stefanoviç. Sipas tij, po zhvillohen hetime për të përcaktuar nëse këto armatime ishin për shitje apo jo. Raportohet se kontrabandimi i armatimit ka lulëzuar në Ballkan pas luftërave të viteve të 90-ta, kur shumë armatime kanë mbetur në këto territore.

Artikulli paraprakIMAMET NE LISTEN E ZEZE TE OKB,U BLLOKOHEN PASURITE NE SHQIPERI
Artikulli tjetërLUFTA SHQIPTARE KUNDER DROGES