Imamët në listën e zezë të OKB u bllokohen pasuritë në Shqipëri .Qeveria-noterëve e bankave: Bllokoni transaksionet .Tensione në gjyq, ‘imami’:Zullumqarët do qajnë

 

 Imamët e vetëshpallur, të dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda si financues e rekrutues të xhihadistëve nuk do të mund të kryejnë në Shqipëri dhe vendet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara asnjë transaksion bankar apo noterial. Qeveria shqiptare, me anë të vendimit numër 796 dt. 2/11/2016, i kërkon Ministrisë së Drejtësisë, bankave dhe autoritetit të mbikëqyrjes financiare të zbatojnë këtë vendim. Në faksimilen e siguruar nga mediat duket se në listë janë përfshirë 8 nga 9 të dënuarit, mes tyre Genci Balla, Bujar Hysa, Gert Pashja, Astrit Tola, Verdi Morava, Zeqir Imeri, Edmond Balla dhe Fadil Muslimani. I vetmi që është përjashtuar nga kjo listë është Orjon Reci, i cili ka qenë në bankën e të akuzuarve me Ballën, Moravën e Hysën. Më 3 Maj 2016 të vetëshpallur imam u dënuan me burgime nga 5 deri në 25 vite, ndërsa këto dënime ata i apeluan duke kërkuar pafajësi. Me futjen në këtë listë këta shtetas humbin të drejtën të shesin apo blejnë prona, hapin llogari bankare për të kryer transferta apo pranuar para nga persona të tretë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA-KAMZA,SHKODRANËT FITOJNË PASTËR 6-0
Artikulli tjetërARRESTOHEN NE SERBI 10 PERSON,DYSHOHEN PER TRAFIK ARMESH