Një i ri është ndaluar nga policia në Fushë Arrëz pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht një grua.
Ngjarja ka ndodhur në mesin e fqinjëve. M.N. 27 vjeç, i ka rënë derës së shtëpisë ku banonte gruaja mëngjesin e sotëm dhe pasi ajo e ka hapur, e ka qëlluar.
Gruaja ka kërkuar ndihmën e policisë e cila ndërhyri menjëherë. Gruaja është paraqitur me shenja dhune në rajonin e Policisë së Fushë Arrëzit.
Sipas të dhënave, i riu ka ushtruar dhunë dhe në disa raste të tjera pasi ka ankesa për të dhe nga banorë të tjerë të zonës.
.