Policia e stacionit Pracchia në Itali, mbrëmjen e djeshme ka arrestuar shtetasin shqiptar me inicialet J.A., 63 vjeçar.

Policia ndërhyri me kërkesën e djalit 33-vjeçar të të arrestuarit, i cili thuhet se u sulmua nga i ati i tij, i cili kishte qenë nën efektin e alkoolit.

Ai ishte përpjekur ta mbyste duke i vënë dy duart në grykë dhe pastaj e kishte ndjekur dhe e kishte sulmuar me sende të forta në shpatull. Në grindje e sipër me të atin i riu kishte arritur të largohej dhe kishte telefonuar në numrin 112, ku kishte denoncuar situatën.

I riu bashkë me nënën e tij 58-vjeçare, në Prill e kishin denoncuar në polici pasi shkonte në familje i dehur dhe ushtronte dhunë.

Artikulli paraprakTRAFIK DROGE E VJEDHJE, ARRESTOHEN DY PERSONA TË SHPALLUR NË KËRKIM
Artikulli tjetërARRESTOHET 27 VJEÇARI, DHUNOI FQINJEN E TIJ