Rama: 100 zyrtarët e denoncuar në administratë për abuzime 

 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një raport në faqen e tij në Facebook me 100 zyrtarët që kanë abuzuar në administratën e shtetit. Sipas tij, 70 zyrtarë i përkasin qeverisjes vendore e qendrore, ndërsa 30 sistemit të drejtësisë. “Në të gjitha komentet e referuara në postim u numëruan 100 emra/poste konkrete zyrtarësh të përmendur si përgjegjës për ushtrimin e këtyre praktikave negative nga të cilat 70 i përkasin qeverisjes vendore e qendrore, ndërsa 30 sistemit të drejtësisë” shprehet Rama. Përsa i përket qeverisjes vendore e qendrore denoncimet janë për OSHEE, KEMP-in, Policinë, Arsimin, ALUIZNI-n, Shëndetësinë, Hipotekat, bashkitë, AKU, Doganat, Drejtoritë e bujqësisë, Tatimet, Posta, Burgjet, Drejtoritë e Transporteve. Raporti i është vënë në dispozicion Grupit të Punës për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit. Nga Bendo të te Majlinda Andrea/Denoncimet për drejtësinë Nga 100 emrat e denoncuar, 30 prej tyre sipas raportit të kryeministrit janë nga radhët e sistemit gjyqësor, prokurorë, gjyqtarë, avokatë dhe përmbarues. Ndër emrat e denoncuar të gjyqtarëve janë Agim Bendo Gjykata e Apelit Tiranë, Majlinda Andrea Gjyqtare e dënuar për korrupsion, Arben Vrioni Gjykata Elbasan, por edhe prokurorët Sokol Malaj, Julian Zonja dhe shumë të tjerë. Ndërsa janë denoncuar edhe tre punonjës të përmbarimit të zyrës ‘STAR’ Jorsida Dervishi, Alketa Tanushi dhe Ardenis Cullhaj. RAPORT PËR JU Më poshtë keni përmbledhjen e raportit që i është vënë në dispozicion Grupit të Punës për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit.

Artikulli paraprakARRESTOHET GREKU ME 97 KG KANABIS, NË AFËRSI TË KUFIRIT ME SHQIPËRINË
Artikulli tjetërSITUATA E ZJARREVE, NESËR MBËRRIJNË EDHE DY HELIKOPTERË NGA GJERMANIA