
Reperi shqiptar, Rigels Rajku i njohur si Noizy është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës. Noizy është arrestuar sapo ka kaluar kufirin për në Kosovë, kishte një urdhër arresti për reperin.
“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja për Express.