Pasi ka vizituar qytetin e Shkodrës duke mbërritur menjehere në banesën e saj ne Shkodër, Arta Marku ka marrë gjatë kësaj të marte zyrtarisht detyrën. Ajo është nisur nga shkodra në orët e para të mengjesit të sotëm me eskortën që e ka shoqeruar gjatë gjithë qendrimit të saj në Shkodër. Kryeprokurorja e re, Arta Marku, është nisur rreth orës 8 e 30 nga Shkodra duke iu drejtuar kryqytetit, ku ka marrë edhe “celesat” e prokurorisë së përgjithshme.

Një ditë pasi u zgjodh kryeprokurore e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku ka nisur zyrtarisht detyrën. Arta Marku u zgjodh dje nga mazhoranca Kryeprokurore e Përkohshme me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim, mes protestave me tymuese dhe përplasje fizike të deputetëve të opozitës. Ajo do të ketë një mandat të përkohshëm deri në plotësimin e KLP-së, organit të ri të Reformës në Drejtësi që do të zgjedhë prokurorin e ri të vendit pas ndryshimeve kushtetuese.

Familja e Zonjës Marku banon në një apartament në lagjen Isa Boletini në Shkodër. Ajo ka dy vajza, një prej të cilave ka ardhur në jetë vetëm pak kohë më parë.

Artikulli paraprakAKULLI BLLOKON RRUGËN E RINASIT, POLICIA DEVIJON TRAFIKUN
Artikulli tjetërMESAZHI I BASHËS NJË DITË PAS PROTESTËS: RRUGË TJETËR NUK KA!