Të kursesh kohë në kuzhinë është diçka mjaft e dobishme, dhe këtë më mirë se kushdo e dinë femrat.Këto janë disa truke , të cilat do tju bëjnë që të fitoni kohë gjatë gatimit si dhe do ti bëjnë gatimet tuaja më të shijshme.

1. Që pula të mos thahet, mbulojeni atë më një qese me akull deri në momentin e gatimit.

2. Që pula juaj të piqet në mënyrë perfekte, krijoni një bazë me letër alumini dhe mbi të vendosni pulën.

3. Për të shmangur djegien e enëve të byrekut, mbulojini ato me letër alumini.

4. Që pureja e patates të bëhet më e shkrifët dhe të ruaje ngjyrën e saj, shtoni në të një lugë kafeje më sodë buke.

5.Që limonat tuaj të nxirrni sa më shumë lëng kur ti shtrydhni, futini ata për 10-15 sekonda në mikrovalë.

6. Që perimet dhe erëzat tuaja të kenë sa më shumë shije dhe të rruajnë ngjyrën e tyre edhe e pas gatimit, prejini ato në copa të vogla, një ose dy ditë përpara.

7. Që forma e biskota tuaja të jetë sa më perfekte, për prerejen e brumit përdorni buzët e gotes se veres 

8. Sa herë që në gatimet tuaja përdorni gjalpë, është mirë që ta grini më parë në rende dhe jo ta hidhni copë ose me lugë.

9. Për të zbukuruar anët e byrekëve ose të ëmbëlsirave tuaja, përdorni pajisje të ndryshme gatimi.

10. Lajini patatet në lavastovilje, por kujdes, mos hidhni ilaç!