Ashpërsohen tensionet, Koreja e Veriut: SHBA na ka shpallur luftë

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho, ka akuzuar SHBA se i ka shpallur luftë vendit të tij. Ministri Ri Yong-ho iu tha gazetarëve në Nju Jork se Koreja e Veriut rezervoi të drejtën për të rrëzuar bombarduesin amerikanë. Ky është lajmi më i fundit që tregon ashpërsimin e tensioneve mes Koresë së Veriut dhe SHBA. BBC shkruan se lajmi po përditësohet me më shumë detaje, që pritet të dalin së shpejti. “Bota duhet ta mbajë mend qartë, ishte SHBA që shpalli luftë e para”, tha ndër të tjera ministri.

Artikulli paraprakADRIATIK LLALA MBLEDH KRYEPROKURORËT E RRETHEVE NË TIRANË
Artikulli tjetërI RIU SHQIPTAR RRIHET BRUTALISHT ME SHUFRA HEKURI