I riu shqiptar rrihet brutalisht me shufra hekuri

Një shqiptar është plagosur në Modena të Italisë, orët e vona të mbrëmjes së të shtunës. Ngjarja, një fragment i së cilës është filmuar me një kamera amatore nga një banor i zonës, ka ndodhur në rrugën “Canaletto”. Të dashurës së shqiptarit, i cili jeton në zonën ku ndodhi agresioni, i kishin vjedhur biçikletën. Kështu, ai del për një kontroll dhe pikasin një person me biçikletën e së dashurës së tij. Sipas raportimeve të mediave lokale, i kërkon këtij personi (i cili ishte mes një grupi prej 4 apo 5 vetash) që ti kthejë biçikletën. Por, si përgjigje merr kërcënime dhe fyerje. I frikësuar, shqiptari vrapon, por arrihet nga grupi, të cilët e godasin brutalisht me zinxhirë e shufra hekuri. Për fat, skena brutale pikaset nga persona të cilët lajmërojnë policinë ndërsa agresorët largohen. Policia lokale ka nisur hetimet për gjetjen e keqbërësve.

Artikulli paraprakASHPËRSOHEN TENSIONET, KOREJA E VERIUT: SHBA NA KA SHPALLUR LUFTË
Artikulli tjetërPROSTITUTA SHQIPTARE DHUNOHET DHE GRABITET ME PISTOLETË NË KOKË