Shkolla e mesme “At Pjetër Meshkalla” ka organizuar aktivitetin “Open Day” duke hapur dyert për nxënësit e shkollave 9- vjeçare dhe prindërit e interesuar për cilësinë e arsimit, që kjo shkollë e ka në traditë të ofrojë prej vitesh. Me qindra nxënës vizituan ambjentet e kësaj shkolle, duke u njohur me ofertën edukuese të saj.

Një nga ambjentet që tërhoqi vëmendjen e nxënësve dhe prindërve ishte biblioteka e shkollës “At Pjetër Meshkalla”. Kjo bibliotekë është një ndër më të mëdhatë në Shkodër me rreth 2000 kopje librash. Mësuesja e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë Emanuela Matija tregon për ofertën educative që ofrohet për nxënësit e interesuar po ashtu edhe avantazhin e të studiuarit në këtë institucion arsimor.

Nxënësi Noel Beci ka një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin të vazhdojnë studimet në këtë shkollë.

Performanca plot emocione përcollën nxënësit e klubit të teatrit që rikthyen vëmendjen tek mungesa e barazisë gjinore, ndërsa nuk munguan as motivet atdhetare nga klubi I valleve në amfiteatrin e shkollës.

Salla e LER- it ku zhvillohen aktivitetet baritore është e një rëndësie të veçantë për shkollën dhe formimin e nxënësve.

Laboratorët, ambjentet mjaft inovatore që ndihmojnë nxënësit të zbatojnë në praktikë njohuritë praktike të përvertësuara gjatë procesit mësimor nuk kanë si të mungojnë në këtë shkollë.

Hartimi I projekteve në lëndën e Ekonomisë, Historisë dhe Qytetarisë luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e nxënësve. Disa prej tyre prezantuan projektet për pasojat e emigracionit, zhvillimin e liqenit të Shkodrës dhe jo vetëm.

Auditori i shkollës “Atë Pjetër Meshkalla” është një tjetër ambjent I veçantë, i vetmi në llojin e vet në Shkodër. Ajo është një sallë moderne që ka kushtet e përshtatshme për prezantime audio-vizive për grupe të mëdha personash.

Në ambjentet e shkollës ka një hapësirë të dedikuar për pikturat e të rinjve. Këto punime, të ekspozuara së bashku të krijojnë idenë e një galerie arti.

Ndërsa ambjentet sportive janë të preferuarat e nxënësve, aty ku pasioni për sportin lidhet ngusht edhe me rëndësinë e lehtësimit nga ngarkesa e procesit mësimor.

Regjistrimet për vitin 2023 – 2024 janë të hapura deri në datën 29 prill, ndaj të gjithë të rinjtë që duan të investojnë në ndërtimin e një të ardhme të sigurtë, zgjedhja e duhur është regjistrimi në shkollën e mesme “At Pjetër Meshkalla”

 

Artikulli paraprakU TËRHOQ NGA GARA, REAGON MARKU
Artikulli tjetërISH-KOMANDOT E USHTRISË NË GRUPET KRIMINALE