Ndërkohë që një agim mahnitës solli dritë në Plazhin Bondi këtë mëngjes, 191 palë këpucë burrash janë vendosur në rërë në përpjekje për të ndriçuar errësirën që ka pushtuar Australinë.

Më shumë se gjashtë burra vdesin çdo ditë në vend – rreth 191 çdo muaj – me shkak kryesor vetëvrasjen te meshkujt nga 15 deri 44 vjeç. Instalacioni i cili përshëndeti notarët, sërfistët dhe praktikuesit e jogas në një nga plazhet më ikonike në botë u realizua për të shënuar fillimin e “Movember”. Parandalimi i vetëvrasjeve ka qënë një nga fokuset kryesore të “Movember” që nga 2006, bashkë me kancerin e prostatës dhe atë testikular. Themeluesi i Movember, Adam Garone, tha se këpucët shërbejnë si kujtesë e ngurtë e madhësisë së problemit që përballen burrat australianë. “Donim të rrisnim ndërgjegjësimin për gravitetin e situatës dhe ta nxirrnim nga hijet. Shumë pak njerëz e dinë shkallën e shtrirjes dhe kjo gjë po ndikon komunitetin tonë, “ tha ai për Daily Telegraph.

a8978468796ff342ef8bd2f3149cc8461167014c88f8338f5bd31a763c7aa76d8d64886e96a3edc804491fc040fe43e7

Artikulli paraprakPËRFITIMET SHËNDETËSORE QË JU SJELL LËNGU I KASTRAVECIT TURSHI
Artikulli tjetërFITOI 43 MLN $ NË APEX, I JAPIN NJË COPË BIFTEKU