Historia e kulafikimit në evropian nisi pikërisht nga këmbët e tij, me atë supergol në Estádio Municipal de Aveiro, në 7 shtatorin e vitit 2014.

Pas 2 vjet e gjysmë Bekim Balaj është në një formë optimale dhe kërkon që gjurmë të lërë edhe në finalet e Evropianit që starton pas 15 ditësh. Në konferencën për shtyp sulmuesi shkodran është shprehur se nuk e tremb konkurrenca me sulmuesit e tjerë, por e rëndësishme është që skuadra të jetë në formën e duhur. Ndërsa ka hyrë në ditën e katërt të përgatitjeve përpara startit të finaleve të Evropianit, skuadra kombëtare është kompletuar me të gjithë futbollistët. Në qendrën e përkohëshme stërvitore në Austri, kanë mbërritur të fundit futbollistë që kanë qenë të impenjuar me klubet e tyre. Kështu 2 futbollistët e Basel, Taulant Xhaka dhe Naser Aliji kanë mbërritur si kampionë të Zvicrës, pasi zhvilluan takimin me Grasshopers. Xhaka nuk është aktivizuar në këtë ndeshje, ndërsa Alij është aktivizuar për 90 minuta.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË AUSTRI, HOTI: ISHTE SURPRIZË
Artikulli tjetërMEDRESEJA E VAJZAVE LYEN SANATORIUMIN E SHKODRËS