Kreu i Grupit të PS Taulant Balla, në një komunikim për mediat tha se ka pasur një bashkëbisedim pozitiv me dy prej tre grupeve të opozitës lidhur me procesin për presidentin e ri.

Balla tha se në bashkëbisedim me Fatmir Mediun, ky i fundit e ka informuar për një qasje të re për të ardhur me një emër apo disa emra konkretë.

“Kemi zhvilluar sot një raund të dytë takimesh me dy prej 3 grupeve parlamentare të opozitës. Sikurse u kanë komunikuar kolegët e opozitës, PS e ka dëshmuar edhe sot disponibilitetin për të kaluar në diskutime konkrete me emra. Me të dyja grupet parlamentare që kemi biseduar, edhe nga ana e tyre ka pasur një gatishmëri për të hedhur në tavolinën e bisedimeve emra konkretë.

Mediu na ka informuar edhe për një qasje për të ardhur me një emër apo disa emra konkretë nga ana e opozitës për të një përpjekje që zoti Mediu po bën. Vazhdoj të shpresoj që nga ana e grupit të PD-së të ketë një vendimmarrje për të ardhur edhe ata në tryezën e bisedimeve”, tha Balla.

Artikulli paraprakTENTOI TË FUTET ME DHUNË NË KRYEMINISTRI, ARRESTOHET 32-VJEÇARI NË TIRANË! GODITI KABINËN E ROJEVE TË SIGURISË
Artikulli tjetër“S’E KA LEGJITIMITETIN MAXHORANCA TA ZGJEDHË E VETME PRESIDENTIN”, ALIBEAJ I PRERË: DUHEN 84 VOTA