Taulant Balla ka mbajtur deklaratën e parë si Ministër i Brendshëm ku dha porositë për drejtuesit e policisë së Shtetit. Balla u bëri të qartë drejtuesve të policisë se kush deputet ndërhyn në punën e tyre, ato kanë për detyrë që t’ja adresojnë atij.

‘Do i jap secilit prej jush mundësinë që të punojmë të gjithë se bashku. Ka ndodhur në të shkuarën që pasardhës të mi e kanë nisur detyrën duke ndërruar drejtues dhe shefa. Unë nuk e shoh të udhës që të gjykoja njërin prej jush nga lartësia e detyrës sime. Jam këtu për t’ju udhëhequr, për t’ju mbështetur e duke dëgjuar prej jush. Natyrisht fakti që e marr stafetën nga një koleg e shok i imi i njohur për seriozitetin dhe korrektesën e tij, ma bën të lehtë se sa sikur të më duhej të nisja nga e para.

Kush do të jetë i gatshëm për ta bërë këtë në vijën e këtij fronti të përbashkët do të ketë mbështetjen time pa rezerva. Kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të punuar së bashku, për të shkuar përtej vetes do ta ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka. Asnjë deputet nuk duhet të ndërhyjë në punën tuaj. Kushdo deputet që ndërhyn tek ju nuk do të mund të ketë asnjë tolerim. Ju keni detyrën t’i dëgjoni me respekt sa herë ju bie telefoni prej çdo deputeti, por për çdo rast që ndërhyn në kryerjen e detyrës suaj deputetin ta drejtoni tek unë. Ndërhyrja është e paparanueshme.’- tha Balla.

Artikulli paraprakMINISTRI I BRENDSHËM TAULANT BALLA MBLEDH DREJTUESIT E POLICISË, U NDAN DETYRAT DHE PRIORITETET
Artikulli tjetërZBULOHEN PARCELA ME DROGË NË FSHATRA TË LEZHËS, ASGJËSOHEN 1061 RRËNJË KANABISI