Banesa në flakë, shpëtohet nëna dhe 3 fëmijët e mitur

 

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në katin e dytë të një pallati, në lagjen nr. 3, në banesën e shtetasit A.O. Shërbimet e Policisë janë afruar në këtë lagje dhe me ndihmën e shërbimeve zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e familjarëve nga banesa si dhe shuarjen e zjarrit. Në banesë ndodhej shtetësia S.O., rreth 34 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit A.O) bashkë me 3 vajzat e tyre të mitura: 3, 6 dhe 7 vjeçe. Të tre fëmijët nuk kanë pësuar asnjë dëmtim, ndërsa shtetësia S.O., është dërguar në Spitalin e Sarandës nga shqetësimet që ka pësuar për shkak të asfiksimit, por jashtë rrezikut për jetën. Flakët e zjarrit kanë dëmtuar pothuajse të gjitha orenditë shtëpiake të kësaj banese. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

Artikulli paraprakEKIPI I IZRAELIT MBERRIN NE TIRANE,MASA TE JASHTEZAKONSHME
Artikulli tjetërSITUATA NE BASHKINE SHKODER DERI NE OREN 16 TE SE ENJTES