Informacion mbi situatën në Bashkinë Shkodër

Ditën e sotme, deri në këto momente, situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qetë. Niveli i prurjeve në lumin Kir ka pësuar rënie, krahasimisht me dje, dhe është drejt normalizimit të plotë. Akset rrugore problematike (rruga e Obotit) janë të liruar nga prezenca e ujit dhe janë të kalueshme edhe me automjete të ulëta. Gjithashtu, në Gur të Zi dhe në Ajasëm uji është tërhequr. Sipas vlerësimit tonë dhe sipas informcioneve jo zyrtare, shkarkimet e Hec-ve kanë pësuar rënie. Njësitë Administrative Ana e Malit dhe Shalë vazhdojnë të kenë ndërprerje të energjisë elektrike. Ndërkohë, po punohet për të riparuar çarjen e argjinaturës në Darragjat, Njësia Administrative Dajç.

Artikulli paraprakBANESA NE FLAKE,SHPETOHET NENA ME TRE FEMIJET E MITUR
Artikulli tjetërADMINISTRATA” TRUMP”,NIS PERZGJEDHJA PER 4000 EMERIMET