Qytetarët ankohen se po mbifaturohen shumë më tepër se sa kanë shpenzuar.

Nje situate pashpjegueshme po ndodh ne bahskine Vau Dejes teksa tek cdo fshat I kesaj njesie gjen mangesi te oshee.Ky shqetësim i banoreve duket se nuk po gjen zgjidhje, ndonëse disa herë janë ankuar në lidhje me çështjen. Ata detyrohen që të paguajnë marramendese në një kohë kur sahati shënon më pak. E tille eshte situate edhe ne Barbullush dhe fshati Hoten, shtepiat faturohen ndersa banoret jetojne jashte vendit. Fshataret bejne te ditur se janë faturuar ndonëse u është ndërprerë furnizimi me energji elektrike. Një tjetër shqetësim që ata ngrenë është edhe mosardhja e faturave në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që një pjesë tjetër shtojnë se para muajit nëntor 2014, faturat u vinin rregullisht çdo muaj. Nga nëntori e deri më tani, shpjegojnë se nuk u ka ardhur më askush dhe janë mësuar me shifrën që duhet të paguanin vetëm në momentin që janë drejtuar për të shlyer detyrimin zyrave të OSHEE.

Artikulli paraprakDËMSHPËRBLIMI I PËRMBYTJEVE, BASHKIA SHKODËR NË MBROJTJE TË PROTESTUESVE
Artikulli tjetërSTACIONI HEKURUDHOR MJEDË, REALITETI I HIDHUR I BRAKTISJES