Ura e fshatit Bardhaj e ndërtuar prej shumë vitesh është kthyer në një shqetësim serioz për banorët e zonës por edhe kalimtarë të rastit. Ngushtësia që ka, pengon lëvizjen e automjeteve me dy drejtime duke bërë që në hyrje dhe dalje të saj të krijohen radhë të gjata. Banorët tregojnë vështirësinë se për të kaluar urën u duhet të presin të paktën gjysëm ore. Sipas tyre ka ardhur koha që institucionet të ndërhyjnë për zgidhjen e kësaj situate të krijuar prej vitesh.

Në këtë urë çdo ditë kalojnë qindra automjete, ku shoferëve u duhet të përballen me pritjen në të dyja anët e urës së Bardhajve për të pritur mundësinë e kalimit. Banorët disa herë kanë apeluar për zgjidhjen e këtij problem, por përveç premtimeve në kohë fushatash deri tani nuk është bërë asgjë.

Artikulli paraprakLEGALIZIMI I KANABISIT, SHKODRANËT KUNDËR
Artikulli tjetërRESHJE SHIU NË MES TË VERËS NË KOSOVË, PËRMBYTJE NË DISA QYTETE