
Kandidati për deputet i partisë demokratike Bardh Spahia ka pritur në selinë e partisë demokratike Shkodër, ambasadorin Lamberto Zannier, shef i misionit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit, dhe ekipin e tij të këshilltarëve e ndihmësve. Në fokus të diskutimeve ka qënë klima zgjedhore në qarkun Shkodër, me theks te problematikat serioze që lidhen me përfshirjen dhe ndikimin e krimit të organizuar, parave të pista që vijnë nga aktivitetet e paligjshme, përdorimin politik dhe presionin mbi administratën, mass-median dhe përpjekjet e mazhorancës për të deformuar vullnetin e qytetarëve.
Spahia theksoi në fjalën e tij se shqetësim serioz mbetet mungesa e hetimeve dhe ndëshkimit të krimit zgjedhor, përtej denoncimeve të shumta që janë bërë, me prova të pakontestueshme. Partia Demokratike është e angazhuar për një garë të ndershme, transparente dhe me fokus te qytetari dhe do bëjë gjithçka për të mbrojtur votën e lirë. Fushata jonë në Shkodër është e bazuar në program, shpresë dhe bashkëpunim me qytetarët dhe ne jemi të vendosur të mbrojmë çdo votë më 11 maj e mbylli fjalen e tij Spahia.
Ai kerkoi ambasadorit Zannier dhe misionit të OSBE/ODHIR angazhim maksimal për të parandaluar çdo masakër tjetër zgjedhore, që minon procesin demokratik dhe do të ishte një goditje e fortë për aspiratën tonë evropiane!